Skaneri zbulon kanabisin tek mjeti për në Greqi, në pranga dy të rinj nga Durrësi

0
157

Dy persona janë arrestuar mbasditen e sotme, pasi tentuan që të kalojnë në Greqi rreth 20 kg kanabis. Të arrestuar janë Raul Bodlli nga Shijaku dhe Klajdi Reka, i cili ishte pasagjer nga Durrësi. Droga ishte fshehur në makinën tip Benz me targa AA864TV që drejtohej nga Bodlli, ndërsa Reka ishte pasagjer.

Ata tentuan që të kalonin te pika kufitare e “Tre Urave” në Përmet në orën 14:30, por pas një verifikimi dhe dyshimeve u zbulua se në makinë kishte drogë.

Makina u shoqërua për kontroll në skaner në Kakavijë dhe rezultoi se kanabisi ishte fshehur te shasia. Droga ishte e ndarë në 9 pako.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here