“Skema e pensioneve ka dështuar”, Jorida Tabaku rendit arsyet

0
53

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka përshëndetur marrëveshjen me qeverinë e Malit të Zi për sigurimet shoqërore.

Në fjalën e saj në Parlament, Tabaku tha se skema e pensioneve në vendin tonë ka dështuar për dy arsye. E para emigracioni i larta dhe e dyta informaliteti.

“Pensionisteve vetëm i është indeksuar penoni me normën më minimale të pensionit.

550 mln euro ca i kushton qeverisë të mbështesë pensionistët, se janë dhe të majtë dhe krenohen për politika të majta.

Sot dështimi i skemës së pensioneve si rezultat i vendimeve që u morën me reformën e pensioneve në 2015, por nga ana tjetër dështimi i skemës së pensioneve si rezultat  i emigracionit të lartë  dhe informaliteti janë tregues iu qartë për të parë ndryshe problemet e vjetra.

Cfarë do bëjë qeveria për të rinjtë që largohen? Cfarë masa do merren për emigracionin e lartë? Si do kompensohen në skemën e pensioneve? Cfarë do bëhet për ata shqiptare që po largohen? Sepse ky është problem social dhe ekonomik.

Sot ndodhemi në dilemën e një Shqipëria që po varfërohet, që po largohen dhe në dilemën e një buxheti që po i rrënon familjet shqiptare”, tha ndër të tjera Tabaku.

Shkruaj nje koment