Skënderbeu mund Luftëtarin, por gjyqtarët bëhen protagonistë

0
151

Skënderbeu ka marrë fitoren e radhës për të vazhduar i qetë drejt titullit kampion duke mundur 2-1 Lufëtatrin. Por takimi i sotëm në Korçë është ndikuar jo pak nga vendimet e gjyqtarëve të cilët kanë gabuar në favor të skuadrës korçare.

Një penallti absurde për golin e dytë të korcarëve, një penallti e padhënë për Luftëtarin, por edhe faulle të shumtë, bënë që ndeshja të nervozohej e të humbiste pak nga bukuria e saj.

Në fund korçarët dolën me tri pikë nga fusha e lojës, por pa treguar atë epërsinë që pritej prej tyre përballë gjirokastritëve që kishin mungesa të rëndësishme.

Korcarët kalojnë në epërsi në minutën e 33 me anë të Xhejms. Sulmuesi shpërthen në krahun e majtë dhe pasi hyn në zonë, mposht portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar.

Në minutën e 43′ penallti për Skënderbeun, gjyqtari Sino bën shenjë nga pika e bardhë pas një dalje të Athanasopulos me Soue që rrëzohet në zonë. Protesta të shumta të skuadrës gjirokastrite, që kërkon ndëshkimin e sulmuesit për simulim, por Sino nuk ndryshon mendje dhe Lilaj nga pika e bardhë dyfishon rezultatin.

Gjirokastritët shënojnë me anë të Liçaj në minutën e 71′. Jakovljeviç i shtrirë në tokë nis një kundërsulm të shpejtë për miqtë që finalizohet me një goditje me kokë të Liçajt, i aftë të kalonte Teqjen i cili bën një dalje të gabuar.

Pas këtij takimi Luftëtari qëndron në vend të pestë me 37 pikë ndërkohë që javën e ardhshme pret në takimin e fundit të fazës së tretë, Lushnjën e dalë nga Superliga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here