S’mban më ujë pilafi”, paralajmërohet protestë për rritjen e çmimeve

0
193

Çmimet e rritura për të gjitha produktet dhe shërbimet në vend janë arsyeja e një proteste të paralajmëruar të mërkurën. Në rrjetet sociale por shpërndahet njoftimi për një protestë të organizuar nga Organizata Politike.

Protesta do të mbahet pasditen e të mërkurës në orën 18:00.

Tubimi nis nga sheshi “Skënderbej”, nga ku qytetarët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.

“S’mban më ujë pilafi. Protestë kundër rritjes së çmimeve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here