Socialistë! Qetësojeni Edin!

0
145

Nga Red Varaku

Pas publikimit të përgjimeve zyrtare të prokurorisë nga Gjermania dhe pas dështimit për hapjen e negociatave çdo kryeministër e ka të qartë që fundi është dorëheqja dhe më pas burgu.

Por, në vende me demokraci hibride, ku stabilokracia prevalon mbi demokracinë ka shumë gjasa që një kryeministër i tillë të vazhdojë të rrijë në pushtet.

Siria, Ukrahina janë shembuj konkret ku udhëheqës autoritarë ia ka arritur t’ia dalin dhe të qëndrojnë në pushtet përkundër kryengritjeve deri edhe të armatosura të popujve të tyre si dhe përkundër presionit të madh ndërkombëtar. Faktori kryesor i rezistencës së tyre ka qenë mbështetja ruse.

Me ç’duket Edi ka vendosur të sillet dhe të ecë nën shembullin e diktatorëve gjakatarë si Asadi. Ai ka vetëm një plan për të shpëtuar pushtetin, për të shpëtuar nga akuzat e rënda të ngritura kundër tij por më kryesorja të rinegociojë të ardhmen e tij ! Plani është të rezistojë me çdo mjet dhe të bëjë aleancë me këdo përfshi edhe Rusinë e sivllaut të tij Vuçiç ndaj është gati t’i vërë flakën Shqipërisë.

Vetëm kështu shpjegohet se pse nuk tërhiqet nga 30 qershori! Datë e anulluar si datë zgjedhjesh nga Presidenti Meta. Ai e di që vetëm në këtë mënyrë mund të pranohet si partner në një tavolinë negociatash më perëndimorët .

Ai po tërheq zvarrë të gjithë PS për të realizuar këtë projekt të marrë. Ka shumë pasiguri dhe pikëpyetje midis mbështetësve të tij se përse po e bën këtë , por e vërteta është se ai nuk ka rrugëzgjidhje tjetër për të negociuar të ardhmen e tij dhe të familjes së tij kriminale .

Ndërkohë edhe ushtarët e tij nuk kanë rrugë tjetër vetëm të puthin dorën që nuk e kafshojnë dot. Ata duhet të ulin kokën dhe t’i binden. Mungesa e kërbishtit politik dhe njerëzor ka qenë arsyeja kryesore e suksesit të tyre në jetë dhe politikë.

Sepse, ata e kanë të qartë që atë post nuk e kanë marrë ngaqë e kanë merituar, por sepse kanë ditur të binden dhe servilosen. Ata janë aty për të qenë thjesht zagarë të bindur, dhe sot partia i ka thirrur thjesht të bëjnë atë që ata dinë të bëjnë më mirë, bindjen e verbër dhe pa kushte ndaj komandantit.

Demokracia e brishtë shqiptare po humbet shumë nga prostituimi i i njerëzve të tillë. Por, ata nuk kanë rrugë tjetër, përveçse t’i binden dhe nënshtrohen Edit, sepse edhe ata kanë frikë nga burgu, ngaqë janë të gjithë të implikuar në blerje votash, tenderash etj.

Edhe pas djegjes së mandateve, një akt shumë ekstrem nga ana e opozitës, ai ia pati arritur të bindte opinionin se fajin për këtë e ka vetë opozita, se kërkon pushtet në tavolinë etj. Por pas publikimit të përgjimeve, edhe pse e ka dhunti komunikimin publik dhe propagandën, ai e di që është diskretituar plotësisht numë sytë e opinionit publik dhe ka prekur fundin.

Tashmë çdo qytetar e mirëkupton aktin e rëndë të djegjes së mandateve. Ndaj aisi nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç se përplasjes civile në 30 qershor, me shpresë që kjo të jetë benzina për të ndezur nesër zjarre si ai i Shkodrës dhe për të prodhuar së paku disa viktima, me të cilat pastaj do të ketë shans të shëtisë rrugëve të Europës dhe Amerikës për të rinegociuar pozicionin e tij dhe të ardhmen e tij politike.

Përgjimet ishin fundi i tij. Përgjimet ia rrëzuan bojën e njomë mbi këkurën e trashë të korrupsionit.
Varri i tij politik është hapur nga BILD. Ndërsa vdekja e tij politike është firmosur me daljen e përgjimeve, por mundësitë që ai të iki në një rrugë pa kthim, janë këto dy javë.

Ai e ka të qartë fundin nëse nuk prodhon menjëherë flakë dhe destabilitet. Ai po bën dhe do të bëjë ç’është e mundur për të, por edhe ndonjë viktimë për të nuk do të ishte keq, sepse do ta ndante popullin shqiptar në dy kampe dhe do ta rikthente atë sërish në palë negociuese, plus dhe përgjimet që e diskretitojnë dhe implikojnë atë drejtpërdrejtë në krim elektoral do të harroheshin.

Ai ka nisur ta zbatojë planin e tij për destabilizimin e Shqipërisë që kur urdhëroi prokurorinë për arrestimin e Lulzim Bashës dhe artiti kulmin kur nëpërmjet Lleshit besnik kërcënoi me jetë kryetarin e opozitës.

Duhet thënë që kjo tregon se tanimë ai është totalisht i dëshpëruar dhe i pashpresë, madje është i çmendur siç e konfirmon edhe ish-guru-ja i tij shpirtëror Koço Kokëdhima.

Ai ka kapur të gjitha institucionet dhe mendon se një plan i tillë nuk është i vështirë për tu realizuar. Për shembull nëse prokuroria nuk do të ishte e kapur dhe do të kishim një sistem efikas drejtësie ai do të thirrej menjëherë si i pandehur për masakrën zgjedhore në Dibër dhe Shijak si dhe për kërcënimin që i ka bërë Lulzim Bashës.

Por, ai ka harruar që Shqipëria nuk është Ukrahinë dhe Siri, dhe shqiptarët nuk ia falin rikthimin 30 vite pas këtij Frankeshtajni politik. Ai ka harruar që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s , një vend që aspiron perëndimin.

Ai ka harruar që demokracia prodhon edhe përbindësha sidomos ajo shqiptare. Por edhe pse sapo ka hyrë në adoleshencën e saj , edhe demokracia shqiptare ka mekanizma që e pengojnë vrullin e një të sëmuri për pushtet. Në fund të fundit ky është edhe një test për demokracinë! Fakti që atij ka filluar t’i dridhet toka nën këmbë tregon që në Shqipëri koha e diktatorëve ka perënduar në 1990.

Ai dhe lleshët e tij duhet ta dinë mirë se në fund është populli dhe demokracia që do të fitojë dhe që çdo viktimë është përgjegjësi e tij penale e drejtpërdrejtë , pasi ai konsiderohet frymëzuesi verbal dhe politik i saj.

Meqë ka një sedër të sëmurë dhe meqë e vuan faktin se po e zbythin nga pushteti pikërisht ata që e ndihmuan të hipte në pushtet, ai po turfullon nga marazi dhe histeria

Duke parë që është aq i diskretituar sa nuk ka shanse të rikthehet, ai ka vendosur të hakmerret pikërisht ndaj sistemit që e solli në pushtet, demokracisë.

Por, siç e thashë bisha e tërbuar nuk kafshon dot më, sepse ‘dhëmbët’ institucionalë ia ka shkulur Ilir Meta. Ai ka të drejtë vetëm të lehë !

Shpresa e tij se mund të derdhë gjak për të rinegociuar pozicionin e tij në politikë, ngjashëm me udhëheqës të lindjes duhet të marrë fund. Shqipëria është në mes të Europës dhe nuk ka më gjak për të derdhur për diktatorët e sëmurë dhe delirantë .

Makthet e tij për përgjime të tjera, frika nga përballja me drejtësinë, dhe dëshpërimi se pas kësaj rrumpalle nuk shikon më mundësi për t’u rikthyer në pushtet, janë arsyet reale përse ai ka vënë para si zagarë ministra, deputetë, kryebashkiakë, prokurorë për të shpëtuar vetëm kokën e tij.

Lleshët, Taulantët, Spiropalët dhe tek tuk ndonjë Erjon, të cilët mendojnë se do marrin dekorata , duhet të mbajnë parasysh se kanë prerë një biletë pa kthim.

Ata të jenë të bindur se do marrin turpin në luke të ballit, për shkak se në emër të një egomaniaku të sëmurë , vendosën t’i shpallin luftë popullit të tyre.

Sigurisht, që kjo që po ndodh do të ketë një kosto shumë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët nëse nuk i jepet fund menjëherë.

Pas kësaj gjëme 30 vjet pas rënies së regjimit, Shqipërisë do t’i duhen edhe 20 vjet të tjerë për të rikuperuar dëmin e një të sëmuri për pushtet.

Por, sido që të jetë largimi i Edit është zgjidhja e vetme dhe për këtë shqiptarët janë shumë të vendosur dhe nuk do të ketë asnjë hap pas.

Një gjë është e sigurtë! Sido që të vijë puna, fundi i tij do të jetë i turpshëm.

Ndaj qetësojeni Edin socialistë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here