Socialistët bojkotojnë Këshillin Bashkiak, oferta për “kalim ylberi” ndaj Gramoz Brahos nga PEISH

0
129

Socialistët e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, do të bojkotojnë mbledhjen e nesërme të këtij organi legjislativ.

Jugunews.net ka mundur të sigurojë informacion të besueshëm nga PS vendore se vendimi për të bojkotuar mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, ka për synim, bllokimin dhe funksionimin jonormal të seancës së nesërme e cila fillon në orën 12:30.

Të gjithë këshilltarët socialistë janë njoftuar për të mos qenë të pranishëm cka ka për synim, deligjitimimin e mbledhjes së nesërme sipas socialistëve.

Një arsye më tepër është testimi i funksionimit të këtij organi vendor i cili kontrollohet nga shumica e re PD-LSI. Formimi i kësaj aleance mbledhjen e kaluar, u diktua pas kalimit të ylberit dy këshilltarëve të LSI-së dhe njërit nga PDIU tek grupi i këshilltarëve të PS.

Mbledhjen e fundit, këshilltarët e PD dhe të LSI në grup, shkarkuan me 16 vota kreun e ri të Këshillit Bashkiak Roland Karalli duke e zëvendësuar me Mimoza Comon nga radhët e PD, ndërsa u zëvendësuan edhe nënkryetarët socialistë me propozimet e ardhura nga LSI dhe PEISH.

Nesër sipas kalendarit pritet shkarkimi i sekretarit të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës Semi Golemi i cili vjen nga radhët e PS duke e zëvendësuar me një jurist nga radhët e PD.

Gjithësesi nuk përjashtohen edhe surprizat pasi dyshohet një ndryshim kursi i nënkryetarit të ri të Këshillit Bashkiak Gramoz Braho i PEISH pasi në adresën e këtij të fundit, ofertat për t’iu bashkuar grupit të këshilltarëve të PS, sapo kanë nisur.

Jugunews.net nesër do të zbulojë ofertat që i janë bërë Gramoz Brahos këshilltarit të PEISH nga PS për të kapërcyer ylberin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here