Socialistët braktisen në Kuvend ashtu si në 1991

Deputetët socialistë të “Rilindjes” kanë mbetur vetëm në sallën e Kuvendit. Edhe këta nuk janë të gjithë socialistët, vetëm ata që nuk kanë vlejtur dhe nuk kanë folur kurrë në Kuvend.

Edhe aleatët e LSI janë larguar nga Kuvendi. Në momentin që Ilir Meta, kryetar i LSI u largua- të gjithë deputetët ikën.  Ilir Meta- kreyatr i Kuvendit, kishte ardhur fillimisht në Kuvend, por zëri i tij jehonte në salën bosh. Kur erdhi aleati në koalicion, kryeministër Rama, Meta u largua. Nga gazetarët e pranishëm kjo u komentua si një sfidë ndaj kryeministrit.

Tani nuk ndodhet askush tjetër nga LSI, veç një deputete “pa emër” që quhet Silva Cakaj. Ajo po rri “qyqe” në Kuvend, duke pritur të respektojë disiplinën, sepse ka shënuar emrin në listën për të diskutuar në Kuvend.

Vetmia e socialistëve po përsëritet pas vetmisë së deputetëve komunistë të PPSH në Kuvend a ty nga vitet ’91 kur po ndryshohej regjimi. Atëherë oshte edhe turp të rrije me komunistët.

Me sa kuptohet maxhoranca dhe Parlamenti ranë pas protestave popullore të opozitës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment