Socialistët me gisht në gojë, LSI-stat e punësuar u nxjerrin gjuhën

0
146

Militantët e LSI në institucionet shtetërore në Gjirokastër, nuk po i nget kush. Ndonëse kryeministri Edi Rama, ka dhënë urdhër të prerë për shkarkimin e tyre nga institucionet publike, mesa duket ky urdhër nuk po zbatohet nga drejtorët rishtaz të rinj të PS.

ISSH si një ndër ndërmarrjet ku Tavo dhe LSI e pati bazën e vet deri në molekulë, mesa duket nuk pritet të ngacmohet.

Drejtori i ri i këtij institucioni Odise Kote, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete ndaj punonjësve të tij, por i përgëzon e komplimenton për punën e tyre në pesë vitet e fundit duke legjitimuar rrjedhimisht kompromisin që ka bërë me ta si dhe rekordet me shpërdorim detyre.

Ndërsa e njëjta situatë ndodh edhe tek TVGJ ku postet drejtuese, i kanë marrë të besuarit e Tavos dhe LSI dhe kjo patjetër jo rastësisht.

Edhe tek ndërmarrjet e tjera në Gjirokastër, LSI-stat po u nxjerrin gjuhën përditë militantëve socialistë që kanë 12 vjet që enden rrugëve si opozitarë të përjetshëm.

Në fund të fundit, kjo ishte zgjedhja e tyre për të qenë në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here