Socialistët në Memaliaj të parcelizuar, propozojnë 10 emra, garë mes Durim Roshit dhe Avni Lalës

0
195

Socialistët në Memaliaj, janë shumë të parcelizuar përsa i përket përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar bashkie.

Asambleja e PS së kësaj bashkie, vërtetoi këtë handikap tek socialistët të cilët kanë propozuar plot dhjetë emra për kryetar të kësaj njësie vendore. Nën drejtimin e kryesuesit të listës së deputetëve të Qarkut të Gjirokastrës Bledi Cuci, në asamblenë socialiste të organizuar në orët e drekës së sotme, nuk kanë munguar debatet mes socialistëve të cilët kanë qenë të parcelizuar përsa i përket preferencave të tyre për kandidat për kryetar bashkie.

Prej pesë vitesh kjo bashki drejtohet nga Durim Roshi dhe ky i fundit mesa duket është kockë e fortë dhe diktohet të jetë sërish në garë në zgjedhjet e ardhshme.

Influenca e Durim Roshit në elektoratin e majtë të Memaliajt është shumë e madhe dhe për këtë si Cuci edhe PS në qendër, duhet t’i bëjnë mirë llogaritë se nëse nuk e rikandidon, atëherë PS garanton humbjen e saj përballë kundërshtarit që do përfaqësojë një opozitë të fortë.

Prova e qartë ka qenë ajo e 2007 kur PS nuk rikandidoi për një mandat të dytë Durim Roshin në atë periudhë kryetar bashkie 2003-2007 dhe PS humbi zgjedhjet përballë kandidatit të PD.

Nisur nga kjo eksperiencë e keqe, duket se PS në qendër nuk ka luksin për të vendosur kandidatura të paprovuara, ndërsa Durim Roshi fitoi në zgjedhjet e 2015 përballë gjashtë kandidatëve mes të cilëve tre vetëm nga e majta.

Gjithësesi, gara duket se do të jetë mes Durim Roshit dhe nënprefektit të Tepelenës Avni Lala i cili ka eksperiencë në drejtim të qeverisjes vendore dhe mbështetje në elektoratin e majtë.

Kandidaturat e propozuara sot në Asamblenë e PS Memaliaj janë si më poshtë:

Durim Roshi

Arben Hysi

Petrit Lumani

Gjolek Gucaj

Etmonda Harizi

Hafize Sulaj

Asqeri Mucohima

Avni Lala

Gëzim Shehu

Asim Dora

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here