Socialistët nuk votuan për program, por për tuta dhe barcaleta

0
492

Nga Sokol Shameti

Tani që zgjedhjet mbaruan, votuesit e Edi Ramës po kujtohen të kontrollojnë se çfarë i bindi të votojnë “timonierin”.

Surpriza është se Rama midis zhurmës dhe efekteve speciale, është kujdesur të mos paraqesë asnjë program.

Votuesi socialist ka përshtypjen se ka dëgjuar shumë gjëra në fushatë, por po t’i vendosësh në zierje fjalët e mëdha, pas distilimit të tyre mbetet një hiç i madh.

Kryeministri i 4 viteve të ardhshme, në fakt nuk ka treguar asnjë platformë për zgjidhjen e plagës së papunësisë, emigrimit të rinisë apo rikthimit të forcave tona punëtore tek prodhimi.

Ai ka folur me figuracion të pasur për tepsinë dhe timonin, por tani po zbulohet se ai s’ka thënë asgjë se ç’plan ka për varfërinë që shkaktuan koncesionet e tij agresive dhe klienteliste.

Rama ka mahnitur me performancën e tij me tuta sporti, por tani rezulton se s’ka pasur program për industrinë apo bujqësinë.

Reklamat e Ramës me gjoba dhe litarë janë komentuar gjatë, por tani votuesi po zbulon se ai s’ka konkretisht asnjë plan për shëndetësinë.

Programi i vetëm paska qenë vetë ai. Qenia fizike e tij duhet të mjaftojë dhe shqiptarët duhet të jenë të kënaqur që ai ekziston, pasi ai është alfa dhe omega, garancia dhe shpresa, dielli dhe hëna.

Shkurt, socialisti paska votuar kot, thjesht për të dëgjuar barceleta dhe për të parë performanca të lezetshme spektakolare nëpër koncerte, festa dhe zijafete.

Urime, integrime!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here