Nga Zija Basha
Ne Spanje u bene zgjedhjet per parlamentin e ri.Fitoi partia socialiste me gati 30 % te votave e opozita e djathte fitoi 17% te votave.Ne Spanje ka kuptim cilesimi “parti e majte” dhe “parti e djathte”.Qe te dy keta koncepte i bashkon diviza-Cfare bej une per kombin?.Po kush eshte kjo parti socialiste fituese?Eshte ajo parti socialiste evropiane spanjolle qe kur mori pushtetin lideri karizmatik i saje Gonzales disa vjet pas diktatures frankiste e ngriti Spanjen hop ne kembe duke e demokratizuar vendin.E futi Spanjen ne te gjitha strukturat euro -atllantike ne nje kohe shume te shkurter,antare te B.E e Natos,nga me aktivet duke e drejtuar per 18 vjet me radhe.Eshte ajo parti qe ndjek strikt vlerat e socialdemokracise evropiane,duke mbrojtur te drejtat e njeriut,ekonomine e tregut,regjimin demokratik e interesin kombetar.Ajo shpartalloi mbeturinat feudale te pronesise mbi token e c’do pengese ne zhvillimin ekonomik kapitalist te vendit,duke frenuar prirjet korruptive me ligje bashkekohore demokratike,duke nxitur prodhimin e ulur papunesine.Partite social-demokrate evropiane kane nxjere lidere e burra shteti qe kane bere epoke si belgu Pol Hanri Spak,Miterani,anglezi Harol Wilson,Toni Bler,gjermanet Helmut Shmid e Vili Brand,babai i “Ost Politikes”Nen shembullin e tyre Gonzalesi ne Spanje e Papandreu ne Greqi pas diktaturave fashiste futen kombet e tyre ne Evrope,ne liri e prosperitet.
Ne Shqiperine tonePartia socialiste ne pushtet ka vetem emrin “socialiste” dhe masa e partise ka vetem emrin “socialiste ” pasi ka ne perberjen e saje ,ne struktura, elemente staliniste qe bejne ligjin te lidhur me krimet e diktatures e pas saje.Kane krijuar nje komunitet te rezikshem per kombin,larg socialisteve paqesore e perparimdashes,duke mbjelle urrejtje klasore dhe duke ua injektuar edhe pasardhesve,niperve e mbesave.Sipas tyre duket qarte se ata rrjedhin nga nje “shtrese”,”elite” qe duhet te dominojne politiken e ekonomine shqiptare per nje kohe te gjate se jane “te fisme”,”bij luftetaresh e militantesh”te destinuar per sundim.Jo zoterinj!Luftetaret e lirise i nderon nje popull i tere se ata u perleshen me italo-gjermanet e dhane jeten ne lulen e rinise.Elite e kombit ,fisnike te kombit jane intelektualet qe me koke ulur ,me shume kulture luftojne ne te gjitha deget e shkencave,arteve,shendetsise,arsimit e qe nuk e njohin semundjen e zeze te korrupsionit.Jetojne edhe ata komuniste qe ne diktature nuk bene kurre keq,po punuan me ndershmeri e ndihmuan edhe njerzit ne nevoje .Diktatura ishte si nje tenxhere me presion qe po te mos kishte edhe njerez te mire Pol Poti e Jeng Sari shqiptar do ta pergjysmonte popullin per pushtetin.Bij stalinisteshsot drejtojne shtetin e pushtetin duke shkelur me brutalitet e fjalor te ndyre elementet e demokracise qe aspiron populli.Hiqen si “elite kombetare”,por “socialistet “staliniste duke mbeshtetur kete qeveri zbrazin kombin.Mbeshtetja masive e “Socialisteve “shqiptare per qeverine e tyre,se e shqiptareve per fat te keq nuk eshte,nje realitet i zymte,tregon se atdheu yne eshte ne ditet me te keqia,me te zeza.Kasta oligarkike qe u krijua ne syte tona s’ka asgje te perbashket me aspiratat socialste evropiane qe kane stoline ta kene vendet perendimore.Tifozlleku me “Partine socialiste “shqiptare eshte e zeza e kombit,e femijve shqiptare,rinise qe braktise atdheun,e c’do njeriu me mend qe jeton ne kete vend.Zgjohuni sa nuk eshte vone.Lereni opoziten ti bjere matarase per pushtet ,pasi edhe ajo eshte shkaktare dhe pergjegjese per ardhjen e kesaj kaste te rezikshme qe i merr frymen kombit .Ajo ka brenda elemente te korruptuar e staliniste te regjur. Zoti e ndihmofte kombin shqiptar