Sofat festival ,gjallëron Asim Zenelin në natën e parë të tij

0
220
(Sofat festival)

Sofat festival ka çelur siparin mbrëmjen e sotme në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës. Ky aktivitet vjen si një risi pasi ka për qëllim zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar pasurinë kulturore rurale .Një festival krejtësisht “bio” që fton të madhë e të vogël për tiu bashkuar .Secili që ka dëshirën për të parë peisazhe të mrekullueshme ,arkitekturën,traditën,muzikën e mirë dhe të shijojë ushqimin tradicional duke marrë dhe vetë pjesë në gatim së bashku me amvisat ,si dhe të shijojë një gotë raki me banorët e zonës tashmë e ka këtë mundësi.Në mbrëmjen e parë të tij ,festivali tërhoqi vëmendjen jo vetëm të banorëve të zonës dhe rrethinave përreth por edhe të turistëve që ndodhen aktualisht në vend.Për ata që s patën mundësi të ishin të pranishëm sot festivali do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së nesërme në këtë fshat për tu zhvendosur më pas në Libohovë.Ky organizim vjen si një bashkëpunim i Turtle Fest dhe Visit-Gjirokastra ,një projekt i Agjencisë Zvicerane SDC me mbështetjen e Risi Albania .

Shkruaj nje koment