Sofat Festival,rëndësia e aktiviteteve kulturore në zonat rurale

0
195

Mes tingujve të ëmbël ,birbilave të muzikës polifonike të grupit të Antigoneas,ansamblit Lunxhëria dhe sazeve të Gentian Selfos është mbyllur mbrëmjen e sotme Sofat festival. Një festival ndryshe nga ç jemi mësuar të shikojmë i cili u mirëprit nga publiku .Për banorët e fshatit Asim Zenel zhvillimi i këtyre aktiviteteve që kanë për bazë jetën rurale duhet të jenë më të shpeshta pasi jo vetëm që argëtojnë por dhe japin një kontribut në të ardhurat e bizneseve të zonës.Gjithashtu ndjekja e këtyre aktiviteteve nga turistët ndikon edhe në promovimin e vlerave natyrore ,kulturore dhe historike jashtë Shqipërisë ç’ka i jep më shumë përparësi zonës. Sofat festival do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Libohovë në datat 4 dhe 5 tetor.

Shkruaj nje koment