Sofra Shkodrane zbret ne Gjirokaster

Sofra Shkodrane zbret në Gjirokastër, ka qenë ky aktiviteti kulturor që ka shoqëruar mbrëmjet e fundjavës në qytetin e gurtë. Tingujt e bukur shkodran dhe poezitë janë interpretuar nga të ftuarit si Rita Gjeka e Kudret Alikaj dhe këngëtarja Rezarta Smaja dhe The Band të cilët i kanë dhënë pazarit të Gjirokastrës një tjetër atmosferë. Sipas aktores njëherazi drejtoreshës së teatrit Migjeni në Shkodër Rita Gjeka këto aktivitete janë tepër të dobishme për zhvillimin e jetës artistike dhe turizmit. Jo vetëm Shkodra të shkojë në Gjirokastër por edhe anasjelltas pasi në këtë mënyrë shkëmbehen kulturat ndërqytetase.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment