Sondazhi i ABC News/ PD ne Gjirokaster siguron dy deputete

0
191

Prej javesh tv ABC news.al ka hapur sondazhin per zgjedhjet elektorale te 25 prillit te cilat shihen si vendimtare per te ardhmen e vendit.

Ne publikimet e para te sondazheve ne rang kombetar vihet re nje tendence rritese e votuesve per Partine Demokratike bazuar kjo edhe ne programin e kesaj force politike qe nuk ka ngurruar ta prezantoje ne çdo takim qe kryeopozitari Lulzim Basha ka zhvilluar ne çdo qytet apo fshat te Shqiperise.


Programuesit e tv kane perpiluar nje sondazh te njejte me praktiken qe do te hasin qytetaret kur te shkojne ne kutite e votimit. Ku fillimisht cdo lexues duhet te zgjedhe qarkun ne te cilin deshiron te japi preferencen e tij per nje parti apo kandidant. Pasi hyn ne qark ka mundesi te zgjedhe fillimisht partine e me pas emrat e kandidanteve qe jane listuar ashtu sic do te duken ne fleten e votimit. Pasi jep pelqimin individi sistemi automatikisht e numeron ate dhe mbyllet duke mos i dhene mundesine te votoje serish per nje periudhe 1 javore. Kjo eshte menyra e proceduar deri me tani ku ka pas nje interes te larte per te votuar ne kete sondazh.

Ajo qe vihet re nga rezultatet eshte votimi per qarkun e Gjirokastres . Ku te shumte jane ata te cilet kane votuar per PD ku sipas te dhenave rezulton se PS dhe PD fitojne dy deputete.

Zhgenjimi i qytetareve gjirokastrit dhe jo vetem , nga qeverisja Rama po ndihet kudo edhe ne sondazhet e zhvilluara shpesh se fundmi nga shume media apo organizata te pavarura ku dallohet qartazi deshira e qytetareve per ndryshim .

Varferia , kushtet e veshtira te jeteses por edhe problemet e tjera ne arsim , shendetesi, bujqesi apo blegtori kane bere qe qytetaret gjirokastrit te mbeshtesin gjeresisht planin e PD dhe kandidantet e saj ne kete qark. Edhe sipas sondazhit dy nga me te votuarit per kete force politike ne Gjirokaster mbeten z.Tritan Shehu dhe z.Roland Bejko duke rritur shanset qe kjo parti te marr dy deputet ne kete qark. Duke e njohur nga afer qarkun e Gjirokastres , problematikat e njerezve ne perditshmeri , formimi profesional dhe ai politik i z.Bejko ka krijuar besimin e plote tek qytetaret apo grupet e interesit. Duke ndjekur edhe takimet e tij pergjate fushates elektorale , vizioni i tij por edhe i kesaj force politike per Gjirokastren eshte mirepritur . Te lodhur nga premtimet boshe dhe propagandes se rilindjes ne kete 8 vjecar , Gjirokastra dhe gjirokastritet po i japin nje mundesi ndryshimit per te miren e tyre dhe te vendit. Ne te gjitha sondazhet PD fiton bindshem ne krahasim me partine ne pushtet , kjo sepse qytetaret jane te pakenaqur nga taksat e larta, nga mungesa e sherbimeve publike per te cilat paguajne por nuk u ofrohen, per arsimin jo cilesor , per shendetesin te cilen pandemia e Covid 19 nje fatkeqesi qe preku gjithe globin e nxorri zbuluar se ne cfare gjendje eshte. Shendetesia e ” Tires” apo e koncesioneve te paperfillshme i kane varferuar qytetaret e Shqiperise e te Gjirokastres, i kane vjedhur por edhe i kane “vrare” . Me nje ekonomi te tille ku listat e borxheve jane pafund , qytetaret kerkojne pune konkrete dhe jo punesime partiake apo shifra imagjinare, fenomeni qe shkaktoi largimin e nje pjese te mire te njerezve nga Shqiperia. Gjirokastra eshte nje nga qarqet qe po e vuan me se shumti eksodin masiv te popullates e per me teper edhe te vete intelektualeve te saj. “Truri” i nje kombi eshte larguar dhe tendenca eshte po e tille. Plani i prezantuar nga PD pikerisht per kete fenomen , kete “semundje te keqe” e shkaktuar nga keqqeverisja eshte mbeshtetur gjeresisht sepse synon rimekembjen e vendit , realizimi i saj do ti ndryshonte faqen Shqiperise dhe cdo qyteti apo fshati te saj . Te gjitha keto elemente duket se jo vetem qytetaret gjirokastrit por te gjithe shqiptaret po i marrin parasysh per ti dhene hakun gjithsecilit , ndeshkuar apo vleresuar te dielen ne zgjedhjet e 25 prillit . Pas cdo sondazhi qe e tregon PD si nje nga forcat politike qe ka terhequr me shume vemendjen por edhe voten e qytetareve ndonese jo ne menyre te drejtperdrejt fshihet deshira dhe shpresa e tyre per nje te ardhme te mire ne Shqiperi .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here