Sondazhi i Ditës, në Gjirokastër Flamur Bime “hekuros” Flamur Golemin

0
51

Një sondazh i zhvilluar këtë fundjavë nga e përditshmja “Dita” ka nxjerrë në pah dualitetin mes PS dhe grupimit të Rilindjes brenda saj, duke ofruar rezultate mbresëlënëse përsa i përket kandidatëve të përzgjedhur nga kreu i kësaj të fundit Rama për zgjedhjet e 30 qershorit.

Dita ndërtoi një listë me kandidatë hipotetikë të PS, me kontribut  shumëvjecar tek e majta dhe me ndikim në qarqet e mëdha të vendit, por të lënë mënjanë nga ekipi i ri i Rilindjes.

Ata u vendosën përballë kandidatëve zyrtarë të Rilindjes në 18 nga bashkitë kryesore të vendit. Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Kukës, Mirditë, Kurbin, Krujë, ishin bashkitë e testuara.

Sondazhi u zhvillua online dhe zgjati 24 orë nga ora 19.00 e datës 1 qershor deri në orën 19..00 të datës 2 qershor.

Totali i votuesve në këtë hark kohor ka qenë 3394.

Ata iu përgjigjën pyetjes: “Nëse zgjedhjet e 30 qershorit do ishin normale dhe PS do të përfaqësohej realisht, për kë do votonit”

Rreth 34.5 përqind (1172) kanë për votuar kandidatët e Rilindjes, rreth 48.6 (1650) për kandidatët e PS.

Në Gjirokastër Flamur Bime i PS dilte fitues me 56% karshi Flamur Golemit me 39%.

Kjo tregon se kredibiliteti i ish kryebashkiakut gjirokastrit mes socialistëve, nuk ka shterruar por përkundrazi vlerësohet në kushtet kur Rilindja e Edi Ramës, paraqet një kandidat që nuk gjen qetësinë e vetë socialistëve.

Tre ditë më parë një ndër themeluesit e PS së Gjirokastrës, u shpreh haptazi me video kundër kandidaturës së Flamur Golemit për kryetar Bashkie.

Shkruaj nje koment