Ka një alarm të pashpallur në Partinë Socialiste. Kryeministri në fushatë është fiksuar keqas mbas sondazheve dhe ka angazhuar më shumë se tre grupe të ndryshme, “ekspertë” të sondazheve zgjedhore.
Kjo sepse, sipas burimeve të 360grade.al, një sondazh e para pak ditëve ka prodhuar një rezultat që e ka tronditur, kryetarin e PS, sepse pikët e grumbulluar nga PS dhe nga ai personalisht, janë më të ulëtat e të gjitha kohëve dhe janë shumë larg pikësynimeve të tija përfundimtare.
360grade.al e zotëron këtë sondazh të fshehtë, por nuk boton dot të dhënat sepse, stafi i kryeministrit mund të mbërrijë te burimi ynë konfidencial.
Kryeministri ka porositur ndërkohë edhe tre sondazhe të tjera dhe është vërsulur në fushatë, duke e personalizuar përsëri atë, me qëllim që të ndryshojë trendin negativ të pasqyruar në sondazhin më të fundit.
Gjëja që bie më shumë në sy, është besueshmëria e premtimeve dhe e personit Rama, si një kryeministër që kërkon një mandat të dytë.
Burimi: 360 gradë.al