Sonte sfida Shqipëri – Francë ,gati stadiumi miliona eurosh Air-Albania

0
162

Takimi Shqipëri – Francë i vlefshëm për grupin H të Euro 2020, pavarësisht se si do të përfundojë, nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por për një tjetër arsye. Ai do të inagurojë Stadiumin “Air Albania” veprën aq shumë të përfolur sportive nga qeveria Rama.

Stadiumi 75 milionë euro i ngritur mbi rrënojat e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” ,me një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh.

Ndërkaq, takimi që do të zhvillohet sonte do ti shtohet historisë së takimeve Shqipëri-Francë, histori që favorizon këtë të fundit. Pak më shumë se dy muaj pas suksesit 4-1 në “Stade de France”, skuadra e Didier Deschamps rikthehet në sfidën përballë kuqezinjve me synim për të fituar.

Në vlerë Franca e mungesave të mëdha sot vlen 1 miliardë Euro, ndërsa Shqipëria minimalisht 20-fish më pak.
Dueli i parë mes dy skuadrave është regjistruar në vitin 1991 ku “blutë” thyen 5-0 skuadrën e Bejkush Birces, duke nisur një cikël të gjatë përballjesh që kulmon me plot 5 përballje në 5 vitet e fundit.
Kujtimi më i ëmbël është ai i Qershorit të 2015-ës, kur Ergys Kaçe tregoi forcën e një skuadre të re që kishte lindur për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët me atë gol kornize që siguroi edhe fitoren e parë ndaj Francës.

Dueli i fundit mes dy skuadrave, ai që do të mbahet mend më gjatë jo për shkak të afërsisë kohore, por për rezultatin, është ai i 15 Qershorit 2016. Në “Marseille” kështjella kuqezi rezistoi për 90 minuta. Vetëm pak minuta larg finishit kur dukej se të besuarit e De Biasit po futnin pikën në xhep, Antonie Griezman na ka ndëshkuar pasi ka shënuar me kokë i gjendur i vetëm në zonë

Sa për stadiumin koha do të tregojë cilësin e punimeve dhe investimin miliona eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here