“SOPOTI” /Tre persona nga fshati Lazarat në pranga për kultivim lënde narkotike

0
63

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar Operacionin Policor të koduar ” Sopoti” ku tre persona nga fshati Lazarat kanë rënë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë 3 anëtarë nga një familje 58-vjeçari Ago Rabaj, 34-vjeçari Blerim Rabaj dhe 32-vjeçari Çoman Rabaj.
Në muajin shtator në oborrin e banesës së tyre u gjetën dhe u asgjësuan nga policia bimë narkotike.

Shkruaj nje koment