Soreca: Të presim me qetësi, të mos arrijmë konkluzione pa u numëruar edhe vota më e fundit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca bëri thirrje mesditën e së hënës që të gjithë në Shqipëri tëp resin me qetësi derisa të përfundojë plotësisht numërimi i votave, por nga ana tjetër u bëri një kërkesë edhe numëruesve që të shkaktojnë vonesa, pasi qytetarët shqiptarët po preisn të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Pasi doli nga një qendër numërimi votash në Tiranë, Soreca tha:

 “Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit në Shqipëri. Jam duke shkuar në disa qendra numërimi në Tiranë. Në disa prej tyre ekipet në mënyrë të paevitueshme po bënë pushim që të rifillojnë punën.

Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa se qytetarët shqiptarë duhet të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Zgjedhësit shqiptarët e thanë fjalën e tyre dhe pavarësisht pandemisë,  ka pasur një pjesëmarrje të lartë dhe kjo ishte një tregues i jetës demokratike në Shqipëri.

Me lejoni të them që e kam mirëpritur procesin pilot të votimit dhe numërimit elektronik si shenjë shumë e mirë e procesit në të ardhmen.

Prandaj ne po presim të gjithë me qetësi, siç kanë bërë thirrje udhëheqësit politikë të Shqipërisë, përfshirë edhe Presidentin e vendit, që të mos tejkalohet pa u numëruar të gjtiha votat.

Siç e thashë derisa të numërohet edhe vota më e fundit të presim me qetësi dhe të mos arrijmë në konkluzione pa u numëruar edhe vota më e fundit.

Në faktt ne si ekip i BE do të vazhdojmë punën dhe procesin se si po ecën ai. Ne kemi 50 skuadra në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojmë ta ndjekim procesin nga afër.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment