“Sorosi” është një vegël tjetër mallëngjimi popullor

0
78

“Sorosi” është një vegël tjetër mallëngjimi popullor. Kur përmendet emri i tij nga të djathtët, pritet që diskutimit t’i vijë fundi. Akuza “soroist” bën bashkë të gjithë për rrezikshmërinë e të akuzuarit dhe dikotominë e të djathtës me të.

Mirëkuptimi djathtist, te ne kryesisht, nuk ka të bëjë me mospërputhje parimore me përmbajtjen e doktrinës së tij por me raportet dhe ndikimet e lidershipit lokal me multimilionerin hebre.

Personalisht jam bërë kurioz kohëve të fundit dhe kam lexuar disa libra për të kuptuar doktrinën sorosiane. Ajo konsiston në mbështetjen ndaj demokracive liberale (pluralizëm politik, zgjedhje të lira, ekonomi tregu, respektimi i të drejtave të njeriut, pakicave, të margjinalizuarve). Në thelb më pëlqen.

Botimet sorosiane janë mjaft vetëkritike dhe lavdëruese të aspekteve pozitive të kundërshtarit (po përmend këtu librin “Drita që u shua” të Ivan Krastev dhe Stephen Holmes, “Mbi populizmin” etj). Unë i pëlqej veçanërisht njerëzit vetëkritikë, autoironikë. Sorosi mund të ketë njëmijë të meta por doktrina politike e tij është më progresivja për mua.
A jam sorosian? Nuk e di, ajo që di është që Sorosi nuk më duket si gogol. Përkundrazi, më duket një burrë i mençur shumë dhe me konrribut të veçantë për politikën botërore.

Ama i kam qejf edhe antsorosianët. Janë pasionantë, konspirativë, kanë fantazi dhe besim të patundur në vetvete.

Me shumë mundësi këtu e krijova edhe një hendek tjetër me miqtë e mi antisorosianë që nuk janë pak:).

Docent Ermal Mulosmani, sorosian.

Shkruaj nje koment