SOS: Ujërat e zeza, depërtojnë tek linjat e reja të ujësjellësit

0
500

 

00228-00_06_05_12-still060 00228-00_06_09_32-still061Plasën ujërat e zeza në linjat e shtruara të ujësjellësit të ri. Ujërat e zeza kanë depërtuar në brendësi të tubacioneve të rinj të ujësjellësit që është në fazën e përfundimit. Kjo është katastrofale dhe është mbajtur larg vëmendjes së njerëzve por konfirmohet nën zë nga punonjësit e firmës që merren në terren. Fotot i përkasin linjës qëndrore të tubacionit me ujë të pijshëm në të hyrë të tregut të fruta-perimeve aty ku prej tre ditësh, punonjësit e firmës kanë rihapur një kanal me qëllim eleminimin e difektit të konstatuar. Tubot plastike që janë vënë në përdorim për konsumatorët, janë carë dhe kanë hyrë brenda tyre, ujërat e zeza. Saraqineska e madhe në thellësi të tubacioneve që lidh tre blloqe pallatesh, ka dalë jashtë përdorimit dhe përgjatë ditës së sotme, është punuar tërë ditën. Ndërhyrja e ujërave të zeza në tubacionin e ri të Ujësjellësit të Gjirokastrës, ka qenë e pritshme, pasi linjat e reja të ujësjellësit, janë vendosur poshtë nivelit të ujërave të zeza ndërkohë që duhet të ishin sipër tyre. Sipas specialistëve, ky është një gabim i pafalshëm cka nuk mund të rikuperohet dhe ska kohë pasi do të duhet prishja komplet e linjës në gjatësi 1 km deri në këtë zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here