Sot dita e fundit e kufizimit të lëvizjes deri në orën 13:00, nga e hëna zgjerohen oraret

0
130

Sot është dita e fundit që shqiptarët do të lëvizin deri në orën 13:00. Nga e hëna ata do të përballen me masa të reja përsa i përket situatës së koronavirusit.
Që nga data 13 prill, të gjithë qytetarët kanë fasha të tjera orari për të dalë nga shtëpia. Koha për të dalë për të bërë pazaret shtyhet deri në orën 17:30, nga ora 13:00 që ishte më parë.
Gjithashtu leja për të lëvizur do të bëhet 90 minuta, dhe jo më një orë.
Nga ora 05:00 e mëngjesit e deri në 17:30, gjithashtu do të jenë të hapura edhe ushqimoret, farmacitë dhe bankat.
Ndërkohë që pajisja me autorizimin e lëvizjes është akoma e detyrueshme.
Këto lehtësime masash erdhën si pasojë e optimizmin mbi rastet e të infektuarëve në Shqipëri. Kujtojmë se në vendin tonë numërohen 416 të infektuar dhe 23 viktima nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here