Sot Dita Europiane e Gjuhëve Të rinjtë Shqiptar i futen me kokë gjuhës gjermane

0
893

26 shtatori njihet si dita europiane e gjuhëve kjo që prej vitit 2001 ,një nismë e Këshillit të Europës në Strazburg . Europianët inkurajojnë sidomos të rinjtë në mësimin e sa më shumë gjuhëve të huaja ndonëse ajo që kryeson mbetet anglishtja.Por kjo traditë po ndryshon dita ditës në vendin tonë. Shqiptarët duket se kohët e fundit po i futen me kokë gjuhës gjermane, si kushtin kryesor që ka ky shtet për të siguruar punë e dokumente të gjithë atyre që duan të jetojnë aty. Sipas të dhënave një numër të lartë të frekuentimit të kurseve të gjuhëve të huaja e përbën mosha e dytë . Në Europë sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2017 rreth 89 për qind e nxënësve kanë mësuar gjuhën angleze në klasat e ulëta të shkollave të mesme. Pas gjuhës angleze, vjen gjuha frënge me 33,4 për qind, pastaj ajo gjermane me 23,3 për qind dhe gjuha spanjolle me 16,9 për qind. Megjithatë, në disa vende anëtare të BE-së, pos gjuhës angleze mësohen po ashtu edhe gjuhë të tjera të huaja. Për shembull, më shumë se 50 për qind e nxënësve mësojnë gjuhën frënge në klasat e ulëta të shkollave të mesme në Irlandë, Itali, Holandë, portugali, Rumani dhe në Qipro. Gjuhën gjermane e mësojnë më shumë se gjysma e nxënësve në Danimarkë dhe Poloni, ndërsa spanjisht mësojnë pak më shumë se gjysma e nxënësve të kësaj moshe në Francë. Në vendet anëtare të BE-së gati të gjithë nxënësit e klasave të ulëta të shkollave të mesme mësojnë dy e më shumë gjuhë të huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here