Sot dita me e nxehte e qershorit

0
168

Vendi ynë do të vijojë të jetë i ndikuar nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë për sot, moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë Celcius!

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë Celcius

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here