(Mth.28:1-20)
Edhe si shkoi e shtuna, duke gdhirë e Dielë, që është e para ditë e javës, erdhi Maria Magdalena, edhe Maria tjetër, që të shihnin varrin. 2 Edhe ja tek u bë një tërmet i madh; sepse engjëlli i Zotit zbriti nga qielli dhe erdhi e rrokullisi gurin nga dera e varrit, edhe rrinte sipër tij. 3 Edhe pamja e tij ishte si vetëtimë, edhe rroba e tij e bardhë si dëborë. 4 Edhe ata që ruanin, u drodhën nga frika e atij, edhe u bënë si të vdekur. 5 Edhe engjëlli u përgjigj e u tha grave: Mos kini frikë ju, sepse e di se kërkoni Jisuin që u kryqëzua. 6 Nuk është këtu, sepse u ngjall, siç pati thënë. Ejani, shihni vendin ku dergjej Zoti. 7 Edhe shkoni shpejt e u thoni nxënësve të tij se u ngjall prej së vdekurish; edhe ja tek po shkon më përpara se ju në Galile; atje do ta shihni atë. Ja tek jua thashë juve.
Këto janë vargjet e Biblës që tregojnë ringjalljen e Krishtit
Mijëra besimtarë të krishterë presin mesnatën e sotme për të festuar ringjalljen e Jezu Krishtit.
Sot është e shtuna e madhe e Pashkëve dhe kremtimi i tyre do të mbledhë të gjithë besimtarët ortodoksë.
Pashkët kremtohen si dita e ringjalljes së Jezu Krishtit, pika kulmore e tërë vitit kishtar, thelbi i fesë së krishterë.
Pashkët janë përvojë intensive, simbolike, ku zia dhe vajtimi ia lënë vendin gëzimit të ringjalljes.
Pashkët, që do të thonë kalim, tregojnë pikërisht kalimin e njerëzimit nga errësira në dritën e Zotit, kalimin nga mëkati në falje, nga urrejtja në dashuri, nga vdekja në jetë.
Pashkët paraprihen nga kreshmet, një kohë parapërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë.
Kreshmet përkujtojnë 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim.