Sot Edi Rama paska ftuar Luiza Gegën për t’i vjedhur atë që s’mund të imagjinohet: fitoren e saj.

0
241

Sot Edi Rama paska ftuar Luiza Gegën për t’i vjedhur atë që s’mund të imagjinohet: fitoren e saj.

Duhet të themi ca gjëra me këtë rast.

1.Luiza na tregoi se Hirushja e përrallës ekziston, se ajo mund t’i gjejë këpucët e saj të arta (në këtë rast atletet), jo saje rastit e fatit, por saje talentit, punës e këmbënguljes titatike.

  1. Luiza na tregoi atë që e dinim, por që kënga e sirenave të tv-ve, mëtonte të na bënte ta harronim: lavdia fitohet me djersë dhe jo me duke zbuluar gjoksin, apo vithet. Sa të mjera duken para saj bora zemanët, arbana osmanët e dhjetra të tjerë, që çdo natë veç shtojnë llumin në kanalin e ujrave të pista të këtij vëndi. Fitorja e saj është një gotë me ujë të pastër qelibar, një gotë me ujë dëbore, përballë gotës me çaj gjethe lotusi, që na servirin televizionet me ato programet mizerabël, gotë e cila kërkon të shkaktojë amnezinë tonë.

3.Fitorja e Luizës i përket vetëm asaj. Vetëm ajo e di çfarë ka hequr në një vënd që s’i ka dhënë asgjë: as para, as përkrahje, madje as një palë atlete. E vetme synoi majën dhe i’a doli. Kjo e bën më të vlefshme fitoren e daj. Qeveritarët e këtij vendi i derdhin paratë lumë në vepra korruptive, i kanë ftyrë xhepat me lekë të vjedhura, por, medet, se ata xhepa s’mund të bëhen balona tabake për t’i ngritur drejt qiejve të suksesit. Jo. E shumta ata mund të zhgërryhen si hipopotamë në baltën e pisllëkut të tyre. Kështu ftesa e Edi Ramës është krejt e pacipë. Ajo ka veç një kuptim: t’i vjedhë suksesin, t’i vjedhë Hirushes atletet e saj të arta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here