Sot eklipsi i fundit për vitin 2019, Hëna mbuloi rreth 97% të Diellit

0
205

Me kokën lart për të admiruar eklipsin e fundit të diellit për vitin 2019, dukuri e cila ndodhi sot kur në Europë ishte ende errësirë por agimi kishte zbardhur në ishullin e Santo Stefano, në detin Tirren, mes brigjeve të Lazios dhe Campanias.
Eklipsi diellor ndodhi rreth orës 4 e 45 minuta.
Jo i dukshëm në kontinentin e vjetër, ku dielli lind shumë më vonë, eklipsi u pa qartë nga Australia në Indi duke kaluar nëpër Filipine, Singapor dhe mbi të gjitha gadishullin Arabik.
Hëna mbuloi rreth 97 përqind të diellit, prej të cilit mbeti një unazë e ndritshme.
Takimi tjetër me një eklips diellor do të jetë 21 qershor të vitit 2020.

Shkruaj nje koment