Sot Konferenca e Kryetarëve/ Caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

0
143

Maxhoranca dhe opozita dështuan të gjejnë sërish gjuhën e konsensusit për zgjedhjen e Presidentit të ri edhe në raundin e dytë.

Kësisoj Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet mesditën e sotme  për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Konferenca do të mbahet në orën 14:30 dhe vjen pas djegies së raundit të dytë.

Sot pritet të shihet nëse opozita do t’i besojë më maxhorancës dhe do të vazhdojë të bëhet pjesë e këtij procesi edhe për raundin e tretë.

Ky është raundi i vetëm i mbetur në dispozicion të opozitës, për të propozuar ajo kandidatin e saj për kreun e ri të shtetit, pasi për dy raundet e tjera, maxhoranca i ka numrat dhe mund ta zgjedhë e vetme Presidentin e ri.

Deri më tani, në Kuvend nuk është propozuar asnjë emër për President, duke bërë që dy votimet e para të cilësohen të kryera.

Në raundin e tretë, Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Në raundin e katërt dhe të pestë, Presidenti zgjidhet me shumicë të thjesht, me 71 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here