Sot merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
43

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian pritet të marrin paraditen e sotme një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në darkën e punës të zhvilluar një ditë më parë, është konfirmuar qëndrimi refuzues i Francës e cila kërkon reformim të procesit të zgjerimit përpara se të vazhdohet me pranimin e vendeve të tjera në union. Presidenti Francez Emmanuel Macron nuk është lëkundur në qëndrimin e tij edhe pse pjesa dërrmuese e vendeve anëtare kanë qenë në favor të çeljes së negociatave me të dyja vendet e Ballkanit. Një qëndrim skeptik vijon të mbajë edhe Holanda dhe Danimarka që presin qëndrimin që do të mbajë Franca. Ideja e presidencës finlandeze për të ndarë vendimin për Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria është hedhur poshtë nga Italia dhe disa vende të tjera që këmbëngulën për një vendimmarrje në bllok për të dyja vendet. Do të jetë takimi i paradites së sotme që do të vendosë përfundimisht për këtë çështje

Shkruaj nje koment