Nga Skerdjan Dhuli
Mbi 1400 deklarata, reagime dhe konferenca shtypi i bëri PD ndaj tij për 4 vjet.
Shqipëria e vitit 2016 ishte një lëndinë droge ku Sajmir Tahiri nuk ishte baçevani i vetëm. Bashkë me të ishte ishte edhe kreu i vërtetë i atij aksioni, Edi Rama.
Ministri kampion i Edi Ramës sot shkoi në hurg, siç edhe e meritonte, e kjo jo vetëm vërtetoi akuzat që PD ka bërë ndaj tij por edhe për të thënë se Shqipëria u mbush me drogë me bekim qeveritar.
Pas Lefter Kokës, Saimir Tahiri është ministri i dytë i Edi Ramës që shkon në burg si për të vërtetuar se kjo është qeveri kriminale dhe droga dhe korrupsioni janë shtyllat mëkëmbëse të tij.
Sot nuk është arrestuar Saimir Tahiri.
Sot de facto gjykata ju ka dhënë shqiptarëve provën që Edi Rama është absolutisht koka e të gjithë drogës dhe korrupsionit në vend.