Sot provimi i fundit për maturantët! Testojnë njohurinë në lëndët me zgjedhje

0
146

Maturantët, do të testojnë sot njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje. Ky është provimi i fundit i maturantëve, të cilët mbyllin kështu një cikël shkollor, për të filluar një sfidë të re, atë të universitetit.
Më herët, maturantët janë testuar në provimin e Gjuhë- Letërsisë, test ky i cili ka ngjallur reagime të shumta pasi nxënësit kanë akuzuar ministrinë e Arsimit se teza e provimit kishte shumë gabime dhe pyetje që nuk testonin njohurit, por i ngatërronte ato.
Pyetja e famshme “Çfarë bëri Turi” dhe përfshirja e autorit Lasgush Poradeci ngriti maturantët në protestë për 3 ditë me radhë, e ndërsa Ministria e Arsimit si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuar nuk do të jenë pjesë e vlerësimit.
Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi me Gjuhë- Letërsisë, për maturantët provimi i matematikës ishte i nivelit mesatar.

Shkruaj nje koment