Sot testimi i mësuesve të rinj për një vend pune

0
335

Pretendentët për mësues, sot po i nënshtrohen konkursit për një vend pune në sistemin arsimor. Si në të gjithë vendin edhe në Gjirokastër, po zhvillohet testimi në kërkim të një vendi pune. Pas fazës së parë se konkurimit përmes dosjes së kandidatëve, tashmë është radha e fazës së dytë, ajo e testimit të aftësive të cdo kandidati. Për kreun e DAR Lindita Rova, institucioni që ajo drejton, po administron testimin në qytet të 64 kandidatëve ndërkohë që në total në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës përfshirë edhe rrethin e Sarandës, janë gjithsej 190 kandidatë. Provimi ka nisur në orën 10:00 në ambjentet e Gjimnazit “Siri Shapllo”. Të gjithë kandidatët detyrimisht kanë qenë të pajisur me ID Card pasi në të kundërt, ata nuk lejoheshin të ishin pjesë e testimit.

Shkruaj nje koment