SPAK jep pretencën për Lefter Allën, kërkon 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

0
87

Prokuroria e Posaçme kërkon 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

SPAK dha sot pretencën për, duke kërkuar dënimin e tij, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi shkon në 2 vite e 4 muaj dhe dënim plotësues që për 5 vite te mos ushtroje asnjë funksion publik.

 Alla ra në pranga  bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.

Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk

Shkruaj nje koment