SPAK kërkoi 12 vite burg, Apeli i GJKKO-së vendos sot për “fatin” e Saimir Tahirit

0
146

Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot çështjen e Saimir Tahirit. Seanca pritet të nisë rreth orës 13.00.

Prokuroria e Posaçme kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar llogariten 8.

Po të njëjtën masë sigurie kërkoi dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.

Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here