
Pasi SPAK ka apeluar masë dhe kërkon rikthimin e ish-deputetit Alqi Bllako në burq, mëngjesin e sotëm është paraqitur në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
I shoqëruar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj, Bllako është paraqitur pranë ambienteve të GJKKO për masë sigurie.
Apeli i GJKKO do të vendosë sot nëse ish-deputeti do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.
SPAK ankimoi në Apelin e Posaçme vendimin e shkallës së parë që i bëri Bllakos zëvendësim të masës së sigurimit nga arrest në burg në arrest në shtëpi.
Gjykata vendosi më 6 tetor caktimin e masës “Arrest shtëpie” për Bllakon, i cili u arrestua më 31 mars pas akuzave për inceneratorin e Fierit.
Bllako u arrestua më 31 mars të këtij viti me akuzat “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke firmosur disa shkresa që tjetërsuan truallin në Fier.