“SPAK po më bën gjyq popullor!”, Ahmetaj reagon sërish: Duan të më bëjnë “dele të zezë”

0
69

Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për privatizimin e fabrikës “Buka” tek zona “5 Maj” në Tiranë.

Dosja e dytë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Ahmetajn lidhet me vlerën e aksioneve të privatizimit të fabrikës, ku pronarët pretendojnë se u është krijuar një dëm me rreth 1.5 milionë euro.

Në një postim në FB, ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste shprehet “se si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore”, ndërsa shprehet se pse familja e Myderizi ka ngritur kallëzim specifikisht për Arben Ahmetaj në Qershor të vitit 2022.

Shkruaj nje koment