SPAK shpall pretencën, sa vite burg kërkon për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

0
42

Prokuroria e Posçme ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

SPAK ka kërkuar 4.6 vite për Gjicin, me gjykim të shkurtuar, 3 vite burgim. Për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit.

Gjici akuzohet për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa Alma Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të vitit të kaluar, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.

Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga Alma Kaçi duke kryer seks oral, ndërsa më pas kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve. Gjici ndërkohë i premton se do ta ndihmojë.