SPAK, superbuxhet për 2020! 3.6 mln dollarë për këtë vit.

0
132

Ndërsa nuk është plotësuar ende me stafin mbështetës të policëve gjyqësor dhe të administratës, Qeveria ka vënë në dispozicion të SPAK afërsisht 3.6 milionë dollarë për vitin që sapo nisi. Në total për organin që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar janë parashikuar 361 milionë lekë, ndër të cilat 341 milionë nga buzheti i shtetit dhe 20 milionë nga financime të huaja.

Fondi i konsiderushëm është vënë në dispozicion pavarësisht se Struktura e Posaccme Antikorrupsion numëron aktualisht vetëm 8 Prokurorë plus du të komanduar, ndërkohë që duhet pritur gjysma e vitit 2020 për të plotësuar me stafin përkatës.

Por po kaq të kushtueshme janë edhe organet e reja produkt i reformës në drejtësi. Deri në vitin 2021, reforma në drejtësi, organet e reja bashkë ndryshimet e shumta institucionale që bartin me vete do t;u kushtojnë shqiptarë mbi 98 milionë euro. Scan ka zbardhur raportin e Ministrisë së Drejtësisë, ku analizohn kostot e reformës për periudhën 2017-2021.

Nga analiza e Ministrisë bie në sy se vetëm shpenzimet kapitale, për godina, zyra e ambjente do të shkojnë në total në vlerën e 39.7 milionë eurove.  10 milionë euro janë parashikuar për shpenzime të tjera, ndërkohë që rreth 1.8 milionë euro do të shkojnë për trajnimin e stafeve të gjykatave e prokurorive.

Kostot janë aq të larta, sa Ministria ka parashikuar edhe një hendek të dukshëm financiar. Në momentin e hartimit të planit të veprimit hendeku financiar është vlerësuar të jetë në masën 35% të totalit.

Pjesa dërrmuese e kostove të shtuara i detyrohen pagave të reja gjyqtarëve e prokurorëve. Ato do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit më shumë se 46 milionë euro, duke përbërë edhe zërin kryesor të shpenzimeve për gjithë sistemin e drejtësisë. Rritja e fortë e shpenzimeve në këtë zë i detyrohet hyrjes në fuqi të pagave të reja për gjyqtarët e prokurorët nga 1 janari i vitit 2019.

Nëse më parë, paga mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët shkonte nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, pas 1 janarit 2019, paga mesatare kërceu në 280 deri në 380 mijë lekë në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here