Spanja mposht Shqipërinë 2-0 dhe kryeson grupin e vetme

0
189

Shqipëria i dhuron fitoren dhe vendin e parë Spanjës në 8 minuta lojë dhe zbret me këmbë në tokë pas 3 ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2018. Kuqezinjtë u ndëshkuan në të dyja rastet e golit nga gabimet e tyre. E ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola në të dytën, shqiptarët nuk rezistuan më dhe në të 55′ një gafë e portierit Berisha sjell golin e parë të shënuar nga Costa. Goli i pësuar çorientoi mbrojtjen kuqezi duke pësuar edhe golin dytë. Nolito vetëm pak minuta, pasi u fut në fushën e lojës arriti që të depërtonte me shpejtësi me një driblim nga e majta duke u futur në zonë dhe goditur me saktësi kuadratin e Berishës. Golat e shënuar dhe reshjet e shiut që filluan në pjesën e dytë ulën ritmin e lojës, ndërsa kuqezinjtë po prisnin vetëm fundin e ndeshjes, pasi shpresa për pikë u shua. Përsa i përket ndeshjes vlen të thekson duartrokitjet që morën Iniesta dhe Ramos kur dolën nga fusha, tensioni mes Pikesë dhe Lilës në zonë, por edhe dërgimi në spital i Lenjanit, që u dëmtua në fundin e pjesës së parë. Në stadium për të mbështetur kombëtaren ishin të pranishëm mbi 16 mijë tifozë.

Shkruaj nje koment