
Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër se nuk kishte paguar një gjobë të vitit 2020, ka ngritur debate në seancën e sotme parlamentare. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Voshi kërkoi që rendi i ditës të ndryshohej dhe të diskutohej kjo çështje, ku sipas saj ministrja Elisa Sporipali duhet të kishte reaguar e para.
“Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte cuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm”, tha Vokshi.