Spitali i Gjirokastrës, prej ditës së sotme me drejtor të ri

0
190

Prezantohet drejtori i ri i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Ai është Sokol Feruni i cili deri ditën e sotme, mbante postin e kreut Rajonal të OSHEE. Për prezantimin e zotit Feruni me administratën e spitalit “Omer Nishani”, kishte ardhur shefja e Zyrës Juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe funksionarë të tjerë të këtij digasteri.

Prezantimi i zotit Feruni si drejtor i Spitalit Rajonal, është kryer në orën 15:00 të ditës së sotme ndërkohë që prezentë kanë qenë shefat e pavioneve të këtij spitali.

Sokol Feruni në pesë vitet e fundit ka qenë në krye të OSHEE Rajoni Gjirokastër. Disa javë më parë, fitoi konkursin për drejtor të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës duke u renditur i pari mes katër kandidatëve konkurrues.

Drejtori i ri i Spitalit të Gjirokastrës, vjen nga radhët e PS dhe njihet për kontributet e tij të hershme në këtë parti.

Për Jugunews.net zoti Feruni premton ndryshim rrënjësor të spitalit duke e transformuar tërësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here