
Maxhoranca pranoi kërkesën e opozitës për ta zhvilluar nesër, pra të premten, seancën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. Deputetët e tjerë socialistë të lakuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve mohuan akuzat dhe shprehën gatishmërinë për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Berisha nga ana e tij tha se Ahmetaj është larguar drejt Dubait.