Sqarim per Yllin që preu pemët me sëpatë në Virua

0
154

Drejtori i Ndërmarrjes së Punëve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës, i ka kushtuar vetes një status të gjatë ku anatemonte Jugunews.net se lajmi për masakrën mjedisore në Virua, nuk është gjë tjetër vecse lajm për lajm sic thotë ai.

Ky status i Yllit, u shoqërua edhe nga komente mbështetëse nga skupidhiarët që i ka të punësuar në qymezin e tij, familjarët e skupidhiarëve, madje komentoi edhe ndonjë “inxhinier” elektronik me diplomë false që punon në TV e partisë (së shpejti do t’ia publikojmë).

Sqarojmë Yllin se prerja e pemeve ne Virua, eshte nje akt barbar. Po po, barbar sepse e kemi sqaruar arsyen. Perpara se te ndermerret nje veprim kaq ekstrem me sëpatë, duhet vleresimi i biologut qe eshte ne Bashki. Nese nuk ka Bashkia e Gjirokastres biolog, ka specialist mjedisi në Agjencine Pyjore Rajonale, apo edhe në kryeqytet të licensuar nga shteti. Nëse do të respektoje hapat sic duhet, do të kërkoje mendim dhe vleresim fizik të objektit nga ky specialist dhe nese qellon qe te jete ashtu sic ti pretendon, atehere behet akt-kontrolli, akt-vleresimi dhe propozim per prerje te pemeve.

Ndersa ti Ylli nuk e thua ne asnje rresht kete, por alibine e vetme ke kujdesin per njerezit. Nuk eshte rruge kalimi aty o Ylli që të rrezikojë jetën e njerëzve, por nje kend periferik pjese e Parkut Natyror te Viroit.

Kaq ishte për pemët që ti i masakrove dhe justifikove “vdekjen” e tyre jo natyrale, por a do të justifikosh dot vallë togjet me plehra anekënd Gjirokastrës në ditët apo muajt pasuese ??

Te jesh i bindur se ne do t’i nxjerrim dhe në mos ke justifikim, do t’i sjellim në zyrë dhe pastaj ti në do gatuaji, në do mbaji për inventar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here