Statistika/ 59 përqind e të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri janë meshkuj

0
125

Në Tiranë, ministria e shëndetësisë njoftoi edhe për 6 raste të reja të prekura nga COVID-19, pas 46 testeve, 5 raste në Tiranë dhe 1 në Fier. Kështu shkoi në 76 numri i të prekurve nga 778 teste deti tani.
Ndërkohë janë shëruar dy pacientë, kontakte të pacienti zero, por edhe ata sërish, pas daljes nga spitali duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Gjatë këtyre ditëve janë shënuar dy vdekje.
Për herë të parë ministria nxori të dhëna gjinore, sipas të cilave 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra, ndërsa shpërndarja gjeografike e tyre është: Tirana me 55 qytetarë, Fieri 8, Durrësi me 5 qytetarë të prekur, Lushnja, Elbasani, Rrogozhina dhe Kavaja me nga 2 qytetarë përkatësisht.
Në Spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar, 4 prej tyre në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të qëndrueshme.
Testimi i rasteve të dyshuara vazhdon me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19, ndërsa autoritetet po kërkon me këmbëngulje që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here