Statistikat /Për çdo orë që kalon 4 shqiptarë lënë vendin

0
153

Rreth 40 mijë shqiptarë marrin çdo vit vendimin për t’u larguar nga vendi. Një shifër e cilësuar dramatike nga ekspertët. Mbi gjysma e tyre rezultojnë si azilkërkues në Europë, gra, burra e fëmijë të mitur që rendin pas një jete më të mirë.

Plakja e popullsisë, rritja e kostove për pensionet e shëndetësinë dhe tkurrja e fuqisë punëtore janë vetëm disa nga efektet negative që çdo largim krijon për ata që mbeten.

Shqipëria ka nevojë për reforma në politikë, ekonomi, në arsim. Ka nevojë të përmirësojë sistemin shëndetësor , sistemin e jetës urbane. Të ulë nivelin e krimit, të rregullojë marrëdhëniet sociale. Një plan veprimi shihet si një nevojë urgjente, në kushtet kur për çdo orë që kalon 4 shqiptarë lënë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here