Stili i jetës po shton infertilitetin/ Rreth 17% e çifteve në Shqipëri ndeshin vështirësi për të pasur fëmijë

0
70

Mjekët vlerësojnë se stili i jetës po shton infertilitetin! 17% e çifteve në vendin tonë sipas bluzave të bardha hasin vështirësi për të pasur trashëgimtarë. Ndikim të madh në shfaqjen e infertilitetit ka mosha, përdorimi i alkoolit dhe duhanit.

Rreth 17% e çifteve në Shqipëri ndeshin vështirësi për të pasur fëmijë.

Vitet e fundit mjekët vërejnë një rënie të fertilitetit si tek meshkujt ashtu dhe të gratë.

Evin Dani, mjek: “Pra 30-40 vitesh ne kishim 12 për qind të çifteve që kanë pamundësi për të realizuar një fëmijë të tyrin për probleme infertile. Dhe kjo shifër vjen duke u rritur”.

Shkruaj nje koment