Strategu i blerjes dhe vjedhjes/Ilir Meta paralajmëron manipulimin e votave

Kreu LSI dhe parlamentit Ilir Meta, duket i shqetesuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Meta në një prononcim të tij dje tha se duhen masa ekstreme për ata që cënojnë dhe manipulojnë votën. I shqetësuar dhe me kërkesa për masa ekstreme që vijnë nga njeriu i veprimeve ekstreme. Kreu i LSI dje tha se, “Duhen masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve shqiptarë, ta kushtëzojnë atë, ta fotografojnë atë, ta blejnë atë dhe ta manipulojnë atë. Kjo është mjaft e rëndësishme dhe me këtë frymë, në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë për ta kurorëzuar këtë reformë”, tha Meta. I pyetur se ç’nënkuptonte me masa ekstreme, Meta vërejti se “masa ekstreme do të thotë të parashikohen sanksione shumë më të forta dhe më të rënda për të gjithë këto fenomene që unë përmenda deri më tani.” LSI është akuzuar si partia që futi në system blerjen e votës dhe Ilir Meta si strategu i saj. Blerja e votës ka filluar në vitin 2001 kur Ilir Meta ishte kryeministër. Këtë formë ai e ka përdorur edhe në forumet socialiste në atë kohë. Meta dhe njerezit e tij janë kapur dhe akuzuar shpesh për blerje votash. Për më tepër në vitin 2009 në qarqet mediatike qarkullonte informacioni se Ilir Meta kishte marë disa qindra mijë euro kredi që do i përdorte për blerje votash dhe fushatë. Meta duket mjaft i shqetësuar nga aleatii tij kryesor Edi Rama. Kryeministri tashmë është më “mjeshtër” në procesin e blerjesh dhe manipulimit të votive, ky fakt ka shqetësuar dhe “strategun” Ilir Meta.

Citynews

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment