Studentët, ultimatum Ramës: Mblidh Kuvendin e plotëso kërkesat, ndryshe …

Studentët protestues i kanë drejtuar një ultimatum, Kryeministrit Edi Rama, të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.

Thirrja ka ardhur sot nga radhët e protestuesve të mbledhur përpara selisë së Qeverisë në ditën e 11 të revoltës. Në të kundërt, u shprehën protestuesit, nëse Rama nuk e mbledh Kuvendin, atëherë protesta do të përshkallëzohet ditën e hënë në rang kombëtar dhe të thirrur në të do të jenë të gjithë  qytetarët pa dallim. 

Studentët janë shprehur se janë konsultuar në masë për këtë vendim.

Kërkesat e protestuesve, drejtuar qeverisë, janë:

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2020.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment