Studimi i ri: Të pirit një gotë në ditë bën mirë për shëndetin

0
54

Pirja e moderuar duket se të mbron nga sëmundjet e zemrës, ndoshta për shkak të efektit që ka në hollimin e gjakut, por është zbuluar se edhe nëse pini me kursim (më pak se një pije në ditë), rreziku i prekjes nga kanceri rritet. Si mundet që diçka që rrit rrezikun e prekjes nga kanceri, të zgjasë jetën? Kanceri është sëmundja e dytë vrastare. Duke qenë se sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve, kjo shpjegon pse ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar, mund të jetojnë më gjatë se ata që nuk konsumojnë fare. Por ky avantazh mund të jetë i kufizuar për ata që nuk praktikojnë minimumin e kujdesit për shëndetin. Për të zbuluar se kush përfiton nga konsumimi i moderuar i alkoolit, studiuesit morën rreth 10 000 burra dhe gra dhe i ndoqën për më shumë se 17 vjet pasi vlerësuan mënyrën e jetesës dhe zakonet e tyre të të pirit. Një apo dy pije në ditë e ulën rrezikun e sëmundjeve të zemrës te dembelët, ata që bëjnë një mënyrë jetese jo të shëndetshme. Por njerëzit që tregonin minimumin e mundshëm të kujdesit për shëndetin, nuk treguan ndonjë përfitim nga konsumimi i alkoolit.

Shkruaj nje koment